Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në Kosovë janë shënuar 2.943 raste të reja me Covid-19.
MSH-ja ka njoftuar se nga Covid-19 ka vdekur një person i grupmoshës 70-79 vjeçar nga Mitrovica.
Kështu numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë nga fillimi i pandemisë ka arritur në 2.997.
Njoftimi i plotë:
21 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.467 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.737.417 doza të vaksinës.
Deri më sot 799.939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 4.813 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
Nga 11.563 testime, 2.943 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 317 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.890.
Në total numri i rasteve aktive është 12.396.