Drejtoria për media e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbahet seancë e jashtëzakonshme.
Seanca ka një pikë të rendit të ditës me debat parlamentar për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Seanca do të fillojë nga ora 12:00.
Mbajtja e kësaj seance vjen si një përpjekje tjetër e opozitës për të kundërshtuar ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike dhe rritjen e çmimit të rrymës.