Masat e reja, gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në këtë orë

Aktuale

Masat e reja, gastronomia lejohet të punojë vetëm deri në këtë orë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid -19.

Ndër masat e reja të ndërmarra, është kufizimi i orarit të punës për gastronominë.

Sipas këtij vendimi, gastronomia ka të drejtë të punojë nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:00 të mbrëmjes.

Sipas vendimit, muzika duhet të ndalet në ora 20:30.

Këto janë masat e plotë në sektorin e gastronomisë:

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Klientët dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 26.1 ose 26.2 në mënyrë që t’u lejohet hyrja në hapësirat e mbyllura të lokaleve, në përputhje me udhëzuesin përkatës, përveç atyre nën moshën 12 vjeçare.

Në lokalet e gastronomisë është e obliguar të caktohet një apo më shumë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura në pikën 26.1 ose 26.2.

Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në pesëdhjetë (50%) e kapacitetit të hapësirës. Në hapësirat e hapura lejohet shfrytëzimi deri në shtatëdhjetë (70%) e kapacitetit të hapësirës. Sipërfaqja llogaritet për zonën ku shërbehet ushqimi dhe pijet.

Kuptimi i shprehjes ‘hapësirë e hapur’ dhe ‘hapësirë e mbyllur’ ka të njëjtin kuptim me Ligjin Nr. 04/L-156 për Kontrollin e Duhanit.

Klientët duhet të qëndrojnë ulur në çdo kohë në kuadër të lokaleve të shërbimeve të gastronomisë në të cilën lejohet shërbimi i ushqimit apo pijeve, përveç: Gjatë hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit: Ndërsa paguan porosinë; Gjatë shkuarjes apo kthimit nga tualeti; Kur është e nevojshme për qëllime të shëndetit dhe sigurisë.

Në rastet nga pika 39.1 deri 39.4 është e obliguar bartja e maskës.

Shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:00.

Muzika lejohet vetëm deri në orën 20:30.

Përgjegjësit e lokaleve duhet të sigurohen që distanca ndërmjet klientëve në tavolina të ndryshme të jetë së paku një (1) metër. Pjesa e prapme e një karrigeje, me pjesën e prapme të karriges tjetër duhet jenë në distancë së paku një (1) metër.

Në hapësirat e mbyllura lejohen deri në 4 persona në tavolinë. Në rast se tavolinat janë më të mëdha se dy (2) metra, atëherë parakusht është kufizimi prej pesë (5) persona në 10 m2. Në hapësirat e jashtme lejohen deri në gjashtë (6) persona në tavolinë apo banak.

Çdo tavolinë duhet të jetë e pajisur me dezinfektues që përmbajnë së paku 60% alkool.                  

Shërbimi “dërgesë me porosi” lejohet të funksionojë edhe pas orës 21:00, pas pajisjes me leje të veçantë nga sistemi EDI (ATK) dhe masa rigoroze të higjienës për veturën, porositë dhe personelin”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat