Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ndër të tjera ka themeluar Këshilli Organizativ për shënimin e katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë këshillë bëjnë pjesë:
1. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese;
2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar;
3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar;
4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe
5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar.
Në përbërje të Këshillit ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues edhe:
1. Përfaqësues, Zyra e Presidentes, anëtar;
2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar;
3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar;
4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar;
5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe
6. Përfaqësues të OJQ-ve.
Në bazë të vendimeve të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, Qeveria i ka rishqyrtuar duke i plotësuar proceduralisht dhe kështu rikonfirmuar vendimet me Nr. 34/39 të datës 13.10.2021 dhe 11/44 të datës 21.11.2021 nëpërmjet të cilave ka shfuqizuar dy vendime të qeverisë së mëparshme; atë me Nr. 13/59 të datës 21.01.2021 për vazhdimin e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe vendimin me Nr. 16/31 të datës 21.09.2020 për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës.