Gazetari Adriatik Kelmendi, ka reaguar ashpër pas shtrëngimit të masave anti-Covid në Kosovë.
Ai ka kritikuar Qeverinë, e cila ka kthyer orën policore nga ora 22:00 deri në orën 5 të mëngjesit, përcjell Bota sot.
Sipas tij, nuk sjell ndryshim ora policore nga koha kur infektoheshin 10 persona në ditë dhe tani rreth 3 mijë persona.
Reagimi i tij në Facebook:
Çfarë hajva… bre (mos ta përdori një fjalë më të rëndë).
Si e parandalon virusin ora policore?!!!
10 veta në ditë infektoheshin deri para dy javësh me orë policore, rreth 3000 tash me orë policore! Çfarë ndryshimi po sjellka?! Mos i maltretoni policët dhe qytetarët në hall.
Debi…zëm (mos ta përdori një fjalë më të rëndë).