Vrasja me 17 plumba e taksistit në Gjilan – publikohen pamjet e ngjarjes

Aktuale

Vrasja me 17 plumba e taksistit në Gjilan – publikohen pamjet e ngjarjes

Më: 22 janar 2022 Në ora: 21:16
Bakush Veseli

Më 12 shtator të vitit të kaluar, qyteti i Gjilanit u trondit nga një vrasje që ndodhi në një kafene afër parkut të qytetit, ku u ekzekutua me 17 plumba taksisti 50-vjeçar, Bakush Veseli.

Për këtë rast po dyshohen katër persona. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi u arrestua para dy ditësh.

Në pamjet që ka publikuar të shtunën, shihen dy persona.

Ata shfaqen në vendin e dyshuar të krimit, para se të arratisen prej aty.

Shihni pamjet:

Njëri nga të dyshuarit ka zbrazur tetë fishekë në drejtim të viktimës, kurse i dyshuari tjetër ka gjuajtur 50-vjeçarin me 9 fishekë.

Nga plumbat e shkrepur në drejtim të tij, Bakush Veseli është goditur në pjesët më vitale të trupit, me ç’rast ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Tre të dyshuarit Faton Osmani, Gëzim Bajrami dhe Irfan Veseli ndodhen në paraburgim që disa muaj, shkruan sinjali. I dyshuari i katërt, Lirim Jakupi, po ashtu ishte arrestuar në shtator të vitit të kaluar, por më pas ishte liruar.

Policia njoftoi dje për arrestimin e tij, si i dyshuar për këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat