Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga Lista Guxo, Haxhi Avdyli këto ditë është përballur me sulme në rrjetet sociale, dhe mediat online, por që nuk dihet kush qëndron prapa tyre, pasi që janë fake news
Megjithatë, këto lajme online Avdylin e shpallin UDBA-sh.
Për këto sulme ndaj tij, ka reaguar deputeti Avdyli, i paralajmëron se sektorin e lajmeve online dueht me rregullu me një ligj të rreptë, që ndalon shpifjet.
Ai thotë se liri e shprehjes nuk nënkuptpn edhe lirin e shpifjes.
Reagimi i plotë:
Të qeshim së bashku.
Qe 3 ditë ky portal më paska shpall UDBASH. E disa paskan ba share 🤣🤣🤣
Edhe atë bazuar në postimin e janarit të vitit kaluar kur paskem bë thirrje për votimin e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.
Fake news pa shije.
Ky sektori i lajmeve online duhet rregulluar me një ligj të rreptë që njëher e gjithmonë ua ndalon turli të cmenduri që para një llaptopi të shpërndaj urrejtje e shpifje të këtij niveli.
Liria e shprehjes nuk nënkupton liri e shpifjes. #bollma