Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka kërkuar që të ndërpritet praktika e punësimeve të shumëfishta të mjekëve.
Ajo ka thënë se "supermenët e shëndetësisë" punojnë në 3-4 vende të punës, duke përfshirë sektorin publik e privat, përcjell Bota sot.
Por, nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që kjo "praktikë e trashëguar" të eliminohet, pasi po i vë hije të keqe edhe mjekëve që punojnë me profesinalizëm.
Reagimi i saj në Facebook:
Diku Kryetarë, diku shefa, diku anëtarë të ndonjë Bordi, e me punë të "rregullt" dhe me orar të plotë (8 orë???!!!!) në SHSKUK....publik e privat, 3 apo 4 vende të punës, përfshi disa poste i njëjti individ.
Plus shumë prej tyre të angazhuar edhe si mësimdhënës.
Gjendje e trashëguar.
Supermenat e shëndetësisë.
#BollMa!
P. S.
Ky grup i vë hije të keqe pjesës më të madhe të punëtorëve shëndetësorë që punojnë me profesionalizëm dhe nder.