Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka akuzuar ish-qeverinë e Isa Mustafës për krizën energjetike në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Qeveria e Mustafës kishte neglizhuar investimet energjtike të Gjermanisë, përcjell Bota sot.
"Kriza energjitike në Kosovë ka emër! Qeveria Mustafa i neglizhoi investimet energjetike gjermane! Sepse me gjermanët nuk ka "aksham pazar" të ryshfetit", ka shkruar ai.
Ish-kancelarja Angela Merkel, në takimin me Mustafën, sa ishte kryeministër, i kishte thënë atij se Kosova duhej të shqyrtonte më seriozisht ofertat gjermane për investime energjetike në Kosovë.
Ajo ia kishte shprehur pakënaqësinë e saj ish-kryeministrit Mustafa, për neglizhimin që i ishte bërë projektit 800 milionësh Bilfinger, për rindërtimin e termocentralit "Kosova A".
Për krizën energjetike që ka kapluar vendin në dy muajt e fundit, po fajësohet edhe qeveria e Albin Kurtit, ndaj të cilës janë paralajmëruar edhe protesta nga partitë opozitare./Botasot