Reagon sërish Ramushi: Nuk e kam për qëllim me e kundërshtu Kryeministrin në çdo gjë që bën, por...

Aktuale

Reagon sërish Ramushi: Nuk e kam për qëllim me e kundërshtu Kryeministrin në çdo gjë që bën, por...

Nga: M.L. Më: 23 janar 2022 Në ora: 18:55
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, i cili njoftoi për rikthimin në funksion të Bllokut B.

“Lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim Blloku B! Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…”, ka shkruar ndër tjerash Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.

Pas kritikave kundër Kurtit, Haradinaj mori shumë komente kundërshtuese nga ndjekësit e tij në Facebook, të cilave ai nuk “përtoi” edhe t`u përgjigjet.

Kështu, në komente kreu i AAK-së shkroi se nuk e ka për qëllim që ta kundërshtojë kryeministrin në veprimet e tij, por se sipas tij është tallje lavdërimi i Kurtit se tash blejnë më pak rrymë.

“Të nderuar lexues e komentues, Nuk e kam për qëllim me e kundërshtu Kryeministrin në çdo gjë që bën. Kur e ka mirë unë e mbështes, siç ishte rasti me referendumin kushtetues të Serbisë. Por krekosja e Kryeministrit se tash blejmë rrymë më pak, është tallje. Qytetarit duhet t’i thuhet qartë se nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës! Kjo është kryesorja, tjerat janë hajgare!”, shkroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat