Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avni Klinaku në një postim të tij në Facebook ka ironizuar me situatën aktuale lidhur me energjinë elektrike.
“Pse me u interesu sa kushton fatura kur gati secili i kemi nga 2-3 milionë!? Kësaj i thonë vazhdimësi: ku e len njëri, e vazhdon tjetri”, shkruan Klinaku.
Në postimin e tij, menjehershëm ishte reagimi i gazetarit Valon Syla.
“Babikë... ti je edhe pak romak. Jo vec Ilir, se merresh me bujqësi”, shkruan Syla në reagimin e tij.