Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Adem Hodza ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Ai ka deklaruar se posedon tokë në vlerën 100 mijë euro, shtëpi 100 mijë dhe një lokal në vlerën 150 mijë euro.
Deputeti i Listës Serbe ka deklaruar poashtu se posedon një veturë në vlerën 8 mijë euro.
Ai ka deklaruar edhe pagën dhe mëditjet nga Kuvendi si deputet që kanë vlerën 22,811 euro.
Ai ka deklaruar se është lideri i Partisë unike Gorane.