Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi ka thënë se populli i Kosovës në të gjitha statistikat del të jetë populli më i varfër në Evropë.
Musliu- Shoshi ka thënë se këtë popull, kryeministri i Kosovës së bashku me shumë kolegë të tij, po e merr rolin e mësuesit me e diciplinu, sepse e konsiderojnë të papërgjegjshëm e që po shpenzojnë energji pa nevojë.
“Pra për me vërtetu përgjegjësinë e shpenzimit të energjisë që qytetari i Kosovës bënë duhet të tregojmë mesataren mujore të konsumit të energjisë për kokë banori në disa shtete: SHBA është 990 kilovat për kokë banori; Gjermani 537 kilovat, Serbi 360 kilovat, Mal i Zi 376 kilovat, ndërsa Kosova shpenzon 185 kilovat për kokë banori, pra fiks sa gjysma e nje banori ne Serbi apo Mal të Zi”, ka thënë ndër të tjera ajo në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për paralajmërimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
Fjala e deputetes Ariana Musliu- Shoshi:
Z. Kryeminister në shumë vepra të filozofisë politike në etapa të ndryshme kohore e lexojmë atë që një udhëheqes duhet të shmangë është urrejtja dhe pakënaqësia e popullit të vet, sepse natyra e popujve është e ndryshueshme, është e lehtë që t’i bindësh për diçka, por është e vështirë t’i mbash në këtë besim.
Populli i Kosovës në të gjitha statistikat del të jetë populli më i varfër në Evopë. Ky popull të cilin Ju Kryeministër së bashku me shumë kolegë e merrni rolin e mësuesit me e diciplinu sepse e konsideroni të papërgjegjshëm e që po shpenzojnë energji pa nevojë.
Pra për me vërtetu përgjegjësinë e shpenzimit të energjisë që qytetari i Kosovës bënë duhet të tregojmë mesataren mujore të konsumit të energjisë për kokë banori në disa shtete: SHBA është 990 kilovat për kokë banori; Gjermani 537 kilovat, Serbi 360 kilovat, Mal i Zi 376 kilovat, ndërsa Kosova shpenzon 185 kilovat për kokë banori, pra fiks sa gjysma e nje banori ne Serbi apo Mal të Zi. Pra z. Kryministër bazuar ne statistika duhet të i falenderoni për këtë kulturë të kursimit qyetetarët e Kosovës dhe jo të i konsiderosh të papërgjegjshëm sepse shifrat flasin ndryshe.
Z. Kryeministër, edhe po të ishe i ideologjisë së djathtë nuk e besoj që do të i përkrahshe kompanitë private para mirëqenjes së qytetarëve, e ky vendim që pritet të merret së shpejti për shtrejtim të rrymës, e dua të besoj që ju nuk do e bëni këtë gabim, më së paku pritet nga nje Kryeministër i majtë.
Z. Kryeministër nuk mund të fshehesh pas të kaluarës. Çëshja e Energjisë është çështje e sigurisë kombëtare. Ne jemi në një situatë ku po favorizohet i forti në kurriz të qytetarit. Kur kompania privatizohet duhet që të I marr përsipër edhe rreziqet ashtu sic e merr profitin, sepse e ka monopolin. Nuk ka asnjë logjikë që kompania private pra KEDS-I të I merr të gjitha profitet për tërë këto vite që ka operu dhe tani kur është momenti I humbjes të kërkohet që të gjitha humbjet të I mbulpon shteti I Kosovës pra taksapaguesi.
Përgjegjësia është e KEDS-it dhe jo e qytetarëve sepse është detyrë e menaxhimit të KEDS-it që të bëjë planifikimin e konsumit të energjisë elektike dhe nese nuk janë të aftë kjo tregon që nuk kanë kompetence te planifikimit te menaxhimit. Në këtë rast, z. Kryeministër, po tregohesh i pafuqishëm me marr vendime për të cilat i ke akuzuar qeveritë e kaluara. I kujtojmë qendrimet tuaja ku thoje se për të mirën e vendit KEDSI duhet të nacionalizohet.
Për më tepër ju si qeveri së bashku me varësit tuaj të zgjedhur nga ky Kuvend e të propozuar nga JU, pra ZRRE kanë hartu një dokument i cili nuk ka bërë asnje studim se cilës struktur të konsumatorëve po ju ngarkohet barra e rritjes së cmimit. Përmes këtij vendimi janë dy kategori të cilët përmes subvencinomit rritja ju mbete zero. Kategoria e parë janë familjet që hargjojnë nën 600 kilovat dhe kategoria e dytë janë bizneset.
Mos të harrojmë se është pikërisht ky brezi i mesem i shoqerisë që hargjon mbi 600 kilovat e po ashtu janë edhe tatim paguesit me të medhenjë e që rrjedhimisht edhe paguajn përmes këtij 75 mil si subvencion nga qeveria por edhe të rritjes së cmimeve të energjisë dhe kjo është një padrejtësi e dyfishte.
Është obligim i atij që qeverisë me oftu zgjidhje sepse pushtetin e ke marrë për këtë punë. Plot nje dekadë ke bërë fushatë që do ta rrisësh pagen minimale në 350 Euro dhe do ta ulesh cmimin e energjisë. Cka po bënë sot? Po rrit cmime, po favorizon të fortin dhe po sulmon shumicën e qytetarëve te Republikës së Kosovës. Pra gabimet e mëdha të qeverisë po i kushtojnë qytetarit.
Nuk është aspak e drejtë që me para të taksapaguesve të mirëmbahet profiti i KEDS-it, e duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e ndërprejes së energjisë elektrike për qytetarët dhe industrinë edhe ashtu të pakët e të pazhvilluar në këtë vend.
Për fund, z. Kryeministër së bashku me ZRRE-në e cila po i mbron interesat private duhet ta shqyrtoni këtë vendim dhe të gjeni nje zgjidhje tjetër për hirë të jetës tashmë të renduar të qytetarëve.