Demelezi: Me ndaljen e gjakderdhjes financiare dhe denoncimeve nga VV, Kosova shënoi progres në luftën kundër korrupsionit

Aktuale

Demelezi: Me ndaljen e gjakderdhjes financiare dhe denoncimeve nga VV, Kosova shënoi progres në luftën kundër korrupsionit

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:11
Imri Demelezi

Zëvendësministëri në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Imri Demelezi thotë se përparimi në luftën kundër korrupsionit vjen si rezultat i adresimit me etikë dhe seriozitet të profesionistëve. Këto deklarata Demelezi i bëri pas publikimit të raportit të të përvjetshëm të Transparaency Interantional, ku thuhet se Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit gjatë vitit 2021.

Në bazë të vlerësimit të përvjetshëm të Transparency International, Kosova pas tri vitesh stagnimi në fushën anti-korrupsion, sivjet ka rikthyer tri pikë dhe renditet me 39 sosh.

Demelezi nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka thënë edhe se gjithë kjo ka ardhur edhe nga konsistenca e etikës profesionale dhe vullnetit për të luftuar korrupsionin.

Ai tha po ashtu se “në Qeveritë "Thaçi" vjedhja ka qenë klientele, në Mustafa dhe Haradinaj grupore, "PDK ka marrë tenderat, LDK ka prerë shiritat" në këtë raport emri i subjekteve është figurativ sepse vjedhja ishte sektoriale e grupore PLDKAKN. U ndal gjakderdhja grupore në masë, tani duhet politikat të ndërtohen në sistem”.

“Përparimi në luftë kundër korrupsionit, vjen si rezultat i adresimit me etikë dhe seriozitet të profesionistëve. Sigurisht konsistencë të etikës profesionale dhe vullnetit për të luftuar dukuritë negative dhe krimin. Ata/o dijnë dhe duhet të duan, si të adresojnë problemet. Prandaj, Qeveria Kurti I dhe II, me ndaljen e gjakderdhjes financiare, denoncimeve në vazhdimësi, ndër vite, nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, ka bërë që parimet-idetë e subjektit politik dhe pastaj instrumentalizimit/ futjes në funksion të praktikave më të mira të mundshme ka bërë që sot Kosova të ketë këtë përparim, sigurisht do të vazhdon. Shikoni dhe pyetni, se pse pas ardhjes në pushtet të Mustafës e Haradinajt ka shënuar rënie Kosova dhe rritje korrupsioni (+ 1-2 vite më herët)? Sigurisht ka shumë arsye por kryesore janë mungesa e parimit etik dhe mosdominimit të vlerave nga top hierarkia e subjekteve dhe përdorimi i institucioneve për klientelë e zhvatje. Prandaj këta nuk i kanë dashur profesionistët me punësu, sepse ju prishin punë, dhe kanë ekzistuar "vullnetet e ndrydhura" nëpër institucione, të atyre që kanë ruajtur etikën dhe janë punësuar si duhet. Pra, në Qeveritë "Thaçi" vjedhja ka qenë klientele, në Mustafa dhe Haradinaj grupore, "PDK ka marrë tenderat, LDK ka prerë shiritat" në këtë raport emri i subjekteve është figurativ sepse vjedhja ishte sektoriale e grupore PLDKAKN. U ndal gjakderdhja grupore në masë, tani duhet politikat të ndërtohen në sistem. Kosova, me kryeministrin Albin Kurti, e ka ngritur standardin, ku pas pak vite problematike për hetime do të jetë "politikat jo të mira, ose me efekte të dëmshme" ku sigurisht do të merren në përgjegjësi të autorizuar it për këto, se pse nuk janë marrë konsultimet më të mira etj. etj. dhe jo se në "x" tenderin do të e fiton "x" grupi-prandaj u akuzuan. Dhe se tenderomania e shndërruar në profesion, e bërë norm në komunitetin e bizneseve, nuk do të ketë jetë. Suksesi i Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! është sukses i të gjithëve”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që gjatë vitit që lamë pas por edhe gjatë këtij viti janë arrestuar zyrtarë të cilët dyshohen për keqpërdorim të subvencioneve.

Në vlerësimin e sivjetshëm, Kosova ka shënuar ngritje në tabelën e klasifikimit për 17 pozita dhe tash ndodhet në pozitën e 87 nga pozita e 104 që ndodhej vitin e kaluar.

Krahas Kosovës edhe dy vendet e rajonit kanë shënuar progres gjatë vitit 2021. Maqedonia e Veriut me katër pikë dhe Mali i Zi me një pikë. Kthim prapa ka shënuar Shqipëria ka me -1 pikë. Ndërsa, Serbia dhe Bosnja Hercegovina nuk kanë shënuar asnjë ndryshim nga pozitat e kaluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat