Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u renditur e 39-ta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare, Transparency International.
Një vit më parë Kosova kishte 36 pikë.
Për këtë çështje, analisti politik Krenar Shala ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës.
Ai thotë se, lufta ndaj korrupsionit i ndihmon zhvillimit.
“Përgëzime për Qeverinë e Kosovës për rezultatet në luftën kundër korrupcionit.
Sipas Transperency International, Kosova në luftën ndaj korrupcionit osht dukshëm ma mirë se: Shqipnia, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosna&Hercegovina.
Lufta ndaj korrupcionit i ndihmon zhvillimit. Korrupsioni osht barrë për zhvillimin. Nuk osht problem me e zhvillu Kosovën, kur ndalet hajnia. Nuk kemi nevojë na si shoqëri me zbulu kurgjo se të tjerët tashmë i kanë zbuluar. Mjafton me e ndalë hajninë; të tjerat ecin vaj...”, shkruan Shala.