Reagon edhe Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Aktuale

Reagon edhe Vjosa Osmani: Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit

Nga: P.R Më: 25 janar 2022 Në ora: 20:31
Foto e postuar nga Vjosa Osmani

Gjatë ditës së sotme, Organizata Transparency International publikoi raportin për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë.

E në këtë raport, Kosova ka shënuar përmirësim, me 39 pikë, tre pikë më lart sesa një vit më parë, pra ajo është rritur me 17 vende në mesin e 180 vendeve, ku nga pozita 104 është ngritur në pozitën e 87, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit.

Këtë sukses të Kosovës, e ka përshëndetur edhe presidentja, Vjosa Osmani.

“Para një viti premtuam që luftimi i korrupsionit do të ishte një prej prioriteteve kryesore të institucioneve të reja. Sot, ky premtim po sheh rezultatet e para jashtëzakonisht premtuese. Gjatë vitit që lamë pas, Republika e Kosovës shënoi rritje prej 17 pozitave në publikimin e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 të Transparency International - ngritja më e lartë vjetore për Kosovën në historinë e publikimit të Indeksit. Hap pas hapi, drejt çrrënjosjes së korrupsionit”, ka shkruar presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përcjellë “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat