Një grua nga Istogu katër herë ka tentuar të vetëvritej pasi e njëjta po shantazhohej të dilte me një familjar, i cili e kërcënonte se nëse nuk do të dilte me të do i thoshte burrit se janë në lidhje.
“U kanë një familjar i jemi me nejt te na, ka nejt sa ka nejt, kur u shku ja ka nis mem thirr në telefon tu me kërcënu për me dal me ta ose i tham burrit jemi në lidhje, mas kësaj unë jam detyru me dal pa dëshirën teme”, ka thënë gruaja nga Istogu.
Hesapet lidhur me këtë ngjarje i sqaruan para dy viteve, kur edhe ndodhi rasti, por diçka e re prapë po e shqetëson gruan nga Istogu, pasi shantazhi i radhës po i bëhet duke i thënë se do t'i publikohen disa fotografi intime.
Të njoftuar me rastin janë edhe organet e rendit, të cilat ende nuk kanë arritur të intervistojnë personat e dyshuar pasi të njëjtit gjenden në Gjermani