Avokati Arianit Koci, e konsideron si shqetësues faktin që asnjë gjyqtar nuk e fillon punën në orën 8 të mëngjesit.
Ai ka treguar përvojën e tij personale lidhur me këtë ëështje. Në orën 8:55 Koci thotë se ka kërkuar të lidhet me zyrën e gjyqtarit, por që e ka pasur të pamundur pasi siç i ka thënë zyrtari i telefonatave, gjyqtari nuk e fillon punën deri para orës 09.
Postimi i plotë i Kocit në Facebook:
Në njërën prej gjykatave në Kosovë, thërras në orën 8.55. Lajmërohet zyrtari përgjegjës për telefonata.
“A mundesh me më lidhë me zyrën e gjyqtarit?” - i them me mirësjellje.
“Avokat, nuk e fillon punën gjyqtari para orës 9” - ma kthen.
Thërras në prokurori, përgjigja është e ngjashme.
Orari i punës është prej orës 8.00!
Me perfomancën dhe rrogat që i kanë, disa gjyqtarë dhe prokurorë, paguhen tepër shumë.
Përndryshe, pagat e tyre janë prej më të mëdhave në regjion: prej rreth 1.500 deri në 3.000 euro!
Me honorare dhe mëditje, disa i marrin edhe më shumë.
Të kuptohemi, nuk jam kundër që të kenë paga të mira. Por, për të ardhura të mira, duhet edhe puna me qenë e mirë dhe efikase.
E te ne po ndodh një situatë absurde: Sado që po rritën pagat, disa zyrtarë po punojnë njëjtë: Thuaja asgjë.
P.s
Byfeja në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë është plot me gjyqtarë e prokurorë prej orës 8-të deri në orën 9-të!
Palët sorollatën poshtë e lartë.