Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, është infektuar me virusin Covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku, në Komisionin për Shëndetësi ku po raportohet për situatën epidemiologjike në vend.
Kollçaku ka thënë se Ramadani është ftuar në mbledhje, por se nuk ka mundur që të marrë pjesë për shkak të infektimit me Covid-19.
Kujtojmë se, Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka raportuar në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, lidhur me menaxhimin e situatës epidemiologjike me COVID-19.