Prokurori i Shtetit ka mirëpritur Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare “Transparency International”, ku theksohet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa në vitin 2020.
Prokurori i Shtetit në një komunikatë për media vlerëson se kjo është një e arritur e të gjitha institucioneve ligjzbatuese në Kosovë.
Si dhe i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë, duke u ngritur për 17 vende, që padyshim është meritë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi si dhe e sistemit prokurorial në veçanti.
Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative.