MPB priti në takim Komisionin Parlamentar për Siguri Kombëtare të Republikës së Shqipërisë

Aktuale

MPB priti në takim Komisionin Parlamentar për Siguri Kombëtare të Republikës së Shqipërisë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 15:54
Pamje nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani së bashku me zëvendësministrin, z. Bardhyl Dobra dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, z. Samedin Mehmeti, ka pritur në takim Komisionin Parlamentar për Siguri Kombëtare i Republikës së Shqipërisë i drejtuar nga Kryetari, z. Nasip Naço.

Në këtë takim u diskutua rreth çështjeve të sigurisë për të dyja vendet, thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, marrëveshjet e nënshkruara deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mbi zbatueshmërinë e këtyre marrëveshjeve.

Në një fjalë rasti zëvendësministri Gashani ritheksoi se Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar që bashkë me autoritetet e Republikës së Shqipërisë të angazhohen maksimalisht në luftim të krimit të organizuar, korrupsionit, kontrabandës, migrimit të paligjshëm dhe fenomeneve të tjera negative që cënojnë sigurinë e shtetasve tanë nga dy anët e kufirit.  

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që bashkëpunimi mes dy Ministrive dhe agjencive vartëse duhet të intensifikohet edhe më shumë dhe roli i komisioneve mbikqyrëse të jetë jo vetëm monitorues por edhe këshillues në mënyrë që të garantojmë siguri dhe stabilitet në vendet tona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat