Mushkolaj: Protestova sot kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Aktuale

Mushkolaj: Protestova sot kundër ngritjes së çmimit të rrymës

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:52
Imer Mushkolaj

Analisti Imer Mushkolaj thotë se kauza kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike është e mjaftueshme për të protestuar.

Mushkolaj ka thënë se protesta e sotme e ka pasur kauzën e qartë.

“E dimë qëllimi pse është organizuar protesta e sotme. Unë jam nga ata që kam marrë pjesë në këtë protestë. Do të marrë pjesë edhe në protestën e së shtunës [organizuar nga PSD]. Besoj se kauza është e rëndësishme”, tha ai.

Analisti thotë se në protesta ka pasur mjaft njerëz pasi janë të shqetësuar pasi rryme elektrike po shtrenjtohet.

“Askush nuk e ka licencën për organizimin e protestave, pavarësisht nëse ato i organizon një parti jo parlamentare apo parlamentare”.

Mushkolaj thotë se Qeveria në mënyrë shumë të pa duhur i është qasur ngritjes së çmimit të energjisë elektrike.

“Në këtë kohë të rritet çmimi i energjisë elektrike është problem. Sidomos është problem se miratimin po e jep një person që sa ishte në opozitë ka qenë kundër rritjes së energjisë elektrike”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat