Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka pasur asnjë aferë korruptive në qeverinë e drejtuar nga Hoti.
Në pyetje e gazetarit për 2.1 milionëshin, Bajrami tha:
“Për 2.1 milionshin nuk mundeni me konsideru dhe me më akuzu mu personalisht.
A e patëm te ministri Hajrullah Çeku tash ku u zu një zyrtar në flagrancë duke iu marr para bizneseve, e s'kam pasë fajë unë në 2.1 milionëshin a nuk ka analogji në këtë rast a?
Rasti i 2 milionshit është analog me rastin në ministrin e Çekut ku një zyrtarë u zu në flagrancë duke marr pare, dhe unë as nuk jam duke u hetu, as nuk jam duke u intervistu dhe as nuk jam pjesë e hetimit, dhe as nuk jam pjesë e përgjegjësisë”, tha Bajrami.