Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar edhe njëherë vendimin e Qeverisë me masat e reja anti-Covid, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e sheh situatën sikur Ekzekutivi në Kosovë.
Haradinaj i ka thënë “zbrit në tokë”, kryeministrit Albin Kurti.
“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar ai.
Haradinaj dje tha se e ka marrë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit duke i ftuar të gjithë që të vaksinohen.
Ai po ashtu e ktitikoi Qeverinë për masat, që sipas tij, janë të paefektshme.
“Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato.”