Profesori Milazim Kasniqi në një postim në Facebook ka treguar disa mundësi përmes të cilave SHBA, NATO dhe BE mund ta frenojnë Serbinë.
Krasniqi radhiti gjashtë mundësi, ku njëra prej tyre ishte: “Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve të ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit”, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
SHBA, NATO dhe BE kanë këto mundësi për ta frenuar Serbinë:
1. Mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish.
2. Detyrimi që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë BE dhe SHBA.
3. Derusifikimi i Gazpromit në Serbi, si element sigurie për BE.
4. Kapitulli 35 të nxirret më herët, e jo në fund të negociatave BE-Serbi.
5. Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit.
6. Reforma në drejtësi dhe liria e medieve në Serbi.