Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka qëndruar për dy ditë në Ukrainë, për të shënuar përvjetorin e masakrës ndaj hebrenjëve.
Sot, ai ka publikuar fotografi nga vizita dhe lutjet e bëra atje.
“Për të mos u përsëritur, tragjeditë nuk duhet harruar”.
(foto nga vizita dhe lutjet e bëra në Babyn Yar në dalje të Kievit, në lokacionin ku janë ekzekutuar brenda dy dite 33,771 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore)”, ka shkruar Hoti.