Rritja të rasteve të reja me COVID-19 në vend e ka prekur edhe Ushtrinë e Kosovës. Janë 109 raste aktualisht aktive në FSK.
Sipas të dhënave nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se 109 ushtarë të FSK-së janë aktualisht të infektuar me COVID-10.
Drejtori i zyrës për komunikim në Ministrinë e Mbrojtjes, Ibrahim Shala, ka thënë për Infokus se gjendja e tyre shëndetësore është stabile.
Shala ka konfirmuar se asnjë nga pjesëtarët e FSK-së nuk është hospitalizuar dhe deri më tash nuk ka pasur asnjë raste të vdekjes nga ky virus.
“Në FSK numri i rasteve aktualisht aktiv të infektuar me covid është 109 pjesëtarë. Asnjë nuk është i hospitalizuar, që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore. Deri më tash nuk kemi pasur asnjë rast me humbje jete”, thuhet në përgjigje nga FSK-ja.
Kujtojmë se vetëm dje në Kosovë pati 4 mijë e 397 raste të reja me COVID-19.
Sipas raportit të fundit nga IKSHPK-ja, është bërë e ditur se kanë humbur jetën gjashtë persona deri sa numri i rasteve të reja është 3 mijë e 917.