Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Krasniqi njeherit edhe kunat i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi ka shkruar se bashkëpartiaku u tij, Fatban Bunjaku është Adem Grabovci i vogël i Vetëvendosjes.
“Me krejt këta anëtarët e bordëve që po zgjidhën po del që Fatban Bunjaku – dosta ose një farë lidhje dyshysh!Pra njëfarë Adem Grabovci i vogël! E Kosovën e mjerë spo e lëshojnë kurrë do keso mini Adem Grabovca të mjerë.Ama edhe sojit të tij që e keqpërdor pushtetin e Lëvizja VETËVENDOSJE! i vjen fundi disi që përmes ndikimit dhe interferimëve me heqje ose listim në listë të kandidatëve manipulon proqese e këndej dalim si të pavarur, objektiv e profesional!”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.
Për fund, ai ka bërë thirrje që ta ndalojë atë, siç e quan ai “virus”.
“Ndalne këtë virus të tillë përpara se me pelcitë! Besojë që edhe përmes këstij statusi e merr përgjigjjën ky monstrum alla Graboci!Turp”, ka shkruar Krasniqi.