I dërguari i posaçëm i Presidentit Biden, Gabriel Escobar, ka folur edhe rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse mund të rikthehet ky opsion, Escobar ka deklaruar se ShBA nuk imponojnë kushtet dhe parametrat e marrëveshjes përfundimtare.
“Çdo marrëveshje përfundimtare dhe elementet e saj duhet të jenë të pranueshme nga populli i Kosovës dhe nga ai i Serbisë.
Shtetet e Bashkuara kurrë nuk ua kanë dhe kurrë nuk do t’ua imponojnë kushtet dhe parametrat as Kosovës e as Serbisë. Të dyja, Kosova dhe Serbia, janë shtete sovrane”, tha Escobar.