Mulliqi: Opozita tentoi ta qesin gjoja në taborrin se Albin Kurti ka qenë dhe ka mbetur kundër Amerikës

Aktuale

Mulliqi: Opozita tentoi ta qesin gjoja në taborrin se Albin Kurti ka qenë dhe ka mbetur kundër Amerikës

Nga: H.O. Më: 28 janar 2022 Në ora: 10:07
Blinken/ Kurti

Njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi duke analizuar letrën e Blinken dërguar kryeministrit Albin Kurti, thotë se letra nga sekretari Amerikan i Shtetit Bilken, ku janë paraqitur kërkesat amerikane sa i përket procesit të përmbylljës se bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, janë interpretuar në mënyra të ndryshme, madje edhe manipulative, duke tentuar ta qesin gjoja në taborrin së  Albin Kurti ka qenë dhe ka mbetur kundër Amerikës.

“Kurti kishte deklaruar se e mirëpret letrën dhe së Kosova është mirënjohëse për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara në normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë. Në përgjigjen në rrjetin social Tëitter të Kurtit ndaj letrës së Blinkenit shihet së përkrahet qëndrimi amerikan dhe së do të bashkëpunohet me Amerikën mike në vazhdimin e dialogut, për njohje reciproke dhe pa kushte nga Serbia, siҫ ka vu Serbia deri më tash. Vetëm një barabarësi politike e zhvillimit të dialogut mund të sjellë edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse, siҫ po kërkon bashkësia ndërkombëtare. Normalizmi i marrëdhënieve mund të bëhet vetëm mbi këto koncepte politike, e jo duke parashtruar Serbia kushte pa ndërprerë në dëm të Kosovës”, vlerëson ai.

Image
Skender Mulliqi

Mulliqi thotë se, nëse ndodhin zvarritje të reja të procesit të dialogimit, fajin e bartë Serbia, e cila po shërbehet më obstrukcione politike, nuk po i zbaton marrëveshjet dhe po parashtron kushte thua se Kosova ishte agresori e jo ajo.

“Edhe struktura e BE-së, duhet të heq dorë nga standardet e dyfishta, e cila më shumë po i bënë presion politikë palës shqiptare në bisedimie sidoms për temën e Asociacionit më kompetenca ekzekutive, shumë të papranueshme për Kosovën. Kosova është për forcim të partneritetit dhe të koordinimit më SHBA-të dhe vendet e Quintit. Kurse në anën tjetër Serbia nuk ka qasje koherente politike, duke u shërbyer me mashtrime. Takimet  e ngjeshura të Vuqiqit më Putinin dhe kërcënimet paralele me luftë,  kanë bërë që Amerika, e jo ende edhe BE-ja, të ndryshon strategjinë e veprimit politik, në ndalje të kësaj ofenzive ruso-serbe”, thotë ai.

Sipas tij, kërkesat që duhet përmbushur Serbia në vazhdim të dialogut është, që ky shtet të heq nga prefembula kushtetuese, Kosovën si pjesë përbërëse të saj, e dyta, të pranon pavarësinë e Kosovës, dhe një aneks marrëveshje sipas mendimit tim duhet të bëhet, ku Serbia të heq dorë nga pretendimet territoriale ndaj Kosovës.

“Mendoj, së vazhdimi i dialogut do të varet nga përmbushja e këtyre kushteve, që të arrijmë deri të marrëveshja finale. Më emërimet e reja të disa ambasadorëve dhe emërimin e Eskobarit si emisar special për Ballkanin, do të kemi qasje shumë më ndryshe, më pozitive për Kosovën dhe të ardhmën e saj. Një marrëveshje pozitive për Kosovën do të na ndihmonte edhe në inkuadrimin në strukturën ushtarake të NATO-së. Pse kemi pasur status kuo -politike lidhur më këtë temë nuk është faji i Kosovës, është faji i politikave jo parimore dhe agresive ndaj fqinjëve dhe veҫmas ndaj Kosovës, të Serbisë të pareformuar”, thotë Mulliqi.

Tutje ai potencon se Kosova nuk duhet të lejon të arrihet dosido marrëveshje siҫ po trumpetojnë disa politikanë nga opozita.

“Ajo duhet në nënshkruan marrveshje finale, që nuk duket afër të jetë më Serbinë, vetëm në kushtet siҫ e thash edhe më lartë të barabarësisë politike. Kjo qeveri është duke e shikuar shumë më tepër interesin shtetëror dhe nacional, se sa pushtetet e kaluara e që tash kanë kaluar në opozitë. Qeveria edhe opozita lidhur më këtë temë mbajnë përgjegjësi të përbashkëta, e jo siҫ po pretendon blloku opozitarë që kjo t’i takon vetëm qeverisë. Lypset unitet më i madh së kurrë më parë në Kuvendin e Kosovës, lidhur më temën e dialogut”, thotë Mulliqi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat