Mbi 6 mijë nxënës të infektuar me COVID-19

Aktuale

Mbi 6 mijë nxënës të infektuar me COVID-19

Më: 28 janar 2022 Në ora: 14:41
Edona Maloku – Bërdyna

Mbi 6 mijë nxënës të shkollave të Kosovës janë të infektuar me COVID-19. Ndërsa numri i mësimdhënësve të infektuar ka kaluar 1 mijë e 400.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku – Bërdyna, në një konferencë për media.

“Nga 23 mijë e 90 mësimdhënës, me COVID-19 janë 1 mijë e 489 mësimdhënës. Nga 298 mijë nxënës, janë mbi 6 mijë të infektuar me COVID-19. Me skenarin rikthimi me prani fizike janë 672 shkolla, me skenarin A 7 shkolla, me skenarin B janë pesë shkolla, ndërsa në skenarin C janë 90 shkolla”, ka thënë ajo.

Edona Maloku – Bërdyna ka bërë thirrje për respektim të masave në shkolla dhe për vaksinim të fëmijëve mbi moshën 12 vjeçare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat