Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, 4 të vdekur

Aktuale

Publikohet raporti 24 orësh për Covid-19, 4 të vdekur

Nga: A.ZH Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:00
Qendra për testim për COVID-19 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar edhe 3617 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 1344 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

28 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.769.170 doza të vaksinës.

Deri më sot 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 13.928 testime, 3.617 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.344 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294.

Në total numri i rasteve aktive është 31.021.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat