Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtesat prej 10% për punëtorët shëndetësorë do të jepen me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar.
Kjo sipas MSH-së sepse agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr kohë.
“Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Nr.09/56, për pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit e sektorit publik (profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës) deri në gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën janar-qershor 2022,” thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5. 6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësor dhe stafin mbështetës në sektorin publik.