​Shtesat e janarit për profesionistët shëndetësor do të dalin me pagën e muajit shkurt

Aktuale

​Shtesat e janarit për profesionistët shëndetësor do të dalin me pagën e muajit shkurt

Më: 28 janar 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shtesat e janarit prej 10 përqind të pagës bazë, por jo më pak se 60 euro do të dalin me pagën e muajit shkurt.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se krejt kjo për shkak të agregimit të të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë.

“Ministria e Shëndetësisë informon se për shkak se agregimi i të dhënave për një numër të madh të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit mbështetës nga dhjetëra organizata buxhetore do të marr një kohë, pagesa e 10% të pagës bazë, do të bëhet me pagën e muajit shkurt, në mënyrë retroaktive edhe për muajin janar 2022”, thuhet në komunikatë.

Më 26 janar 2022, Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.6 milionë euro për pagesën shtesë për profesionistët shëndetësorë dhe për stafin mbështetës në sektorin publik.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat