Zyra e Rregullatorit për Energji këtë të premte ka publikuar komentet që ka marrë në kuadër të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike nga palë të ndryshme të interesit.
ZRRE njofton se deri tani ka pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO, ndërkohë që ka publikuar edhe linqet e tyre.
Mes tjerash, ZRRE bën të ditur se është duke pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, të cilat do t’i përmbledhë dhe do t’i publikojë gjatë ditëve në vijim.
Më poshtë i gjeni komentet e publikuara nga ZRRE-ja:
Komentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë..
INDEP_Komente ne Propozimin e ZRRE-se per tarifa te reja te energjisë..
Komentet e FSHU ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE..
Komentet e OSSH ndaj Raportit Konsultativ te ZRRE..