Njësia A-3 e Termocentralit Kosova A është njxerrë jashtë operimit.
Zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli, tregoi se ndërprerja e operimit të njësisë A-3 pritet të kthehet në operim më 27 shkurt.
“Korporata Energjetike e Kosovës ju njofton se sot në ora 00:00 dt.29.01.2022 njësia A-3 e TC Kosova A është nxjerre nga operimi dhe sipas planit pritet të ri-kthehet në operim me dt.27.02.2022 ora 24:00”, tha ai.
Bucolli tregon se KEK-u do të operojë me dy njësi të TC-Kosova B dhe dy njësi të TC-Kosova A.
“Konform bilancit energjetike të aprovuar, KEK do të vazhdojë të operojë me dy njësi të TC-Kosova B (B-1 dhe B2) dhe dy njësi të TC- Kosova A (A-4 dhe A-5) me një kapacitet prej afër 750 MË/h energji elektrike”, ka thënë ai.
Bucolli tha se “Sipas rregullave të operimit kompania përgjegjëse për furnizimin e konsumatorëve universal si dhe të gjitha palët e interesit janë njoftuar me kohë”.