Për pak pritet të fillojë protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës.
Në Sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet kanë nisur të mblidhen qytetarë të cilët do të jenë pjesëmarrës në këtë tubim.
Prezente aty është edhe Policia e Kosovës.

Ajo do të kujdeset që gjithçka të shkojë mirë dhe protesta të kalojë pa incidente.