Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur policinë të dirigjuar politikisht meqë të njëjtit nuk kishin ndërhyrë në protestën e së mërkurës dhe të njëjtit ishin lejuar të mbanin fjalimin po aty tek shkallët e hyrjes së objektit të qeverisë.
“Kjo polici përmbrapa është e dirigjuar politikisht. Para tre ditësh është mbajtur protestë me të njëjtën kauzë, dhe këtu nuk ka pas polic dhe këtu është mbajt fjalimi. Siç e shihni kanë humbur mbi shpinën time thua se çfarë po bëjmë. I kërkova me mirëkuptim më ranë sipër e filluan me arrestu, polici e pasjellshëm e të dirigjuar politikisht. Ne po kërkojmë tre shkallë më shumë. Në emër të gjithë juve po iu sigurojë që nuk hyjmë në objekt, se nuk jemi budall me hy në objekt. I njëjti komandant para tre ditësh nuk e ka qitë këtu policinë, policia është këtu me na pengu neve. A e dini pse? Sepse na e kanë rrit çmimin e energjisë elektrike e tash ju vjen marre e po fshihen pas policisë. I bëjë thirrje policisë tre hapa mbrapa, askush nuk ka me hy brenda", tha ai.
Qindra qytetarë i janë bashkuar protestës së thirrur nga Partia Socialdemokrate (PSD) për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës e ku po kërkohet që të hedhet poshtë propozimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.
“Ju e rrisni çmimin ën rezistencën” , “ndryshimi i madh veç n’faturë t’rrymës”. “krejt dhe padrejtë”, ”krejt dhe shtrenjtë” “Krejt rroga n’rrymë”, “Albin mashtruesi”, janë disa nga pankartat që protestuesit po mbajnë teksa po brohorasin “Albin rrenci”, “Albin hajni”.