Pas protestës lajmërohet përsëri Dardan Molliqaj: Ky është paralajmërimi i radhës

Aktuale

Pas protestës lajmërohet përsëri Dardan Molliqaj: Ky është paralajmërimi i radhës

Nga: N. Sh. Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:39
Dardan Molliqaj

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas protestës që mbajtën sot kundër shtrenjtimit të rrymës në Kosovë.

Ai thotë se protestuesit sot ishin shumë të vendosur dhe nuk pranojnë çmime të rritura për llogari të KESCO.

Sipas tij, qytetarët folën sepse verpuan.

Molliqaj tutje shprehet se, sot u bashkuan kundër trinomit, Qeveri-KESCO-ZrrE.

Ai paralamëroj protesta, aksione dhe tume të tjera.

Reagimi i plotë:

Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime.

Protesta, aksione, tubime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat