Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj është parë sot të marr pjesë në protestën e organizuar nga Partia Socialdemokrate për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Se ka marrë pjesë në këtë protestë e ka konfirmuar vet Lekaj.
“Po isha si deputet”, tha shkurt ai.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/29/auto_272221169_2204299929736881_2504773933089701600_n1643468082.jpg)
Ndërkohë, AAK-ja përmes një reagimi për media dje kanë thënë se nuk janë pjesë e organizimit të kësaj proteste.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është pjesë e organizmit të protestës së të shtunës, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ne kuptojmë shqetësimin e secilit për këtë çështje, njëherësh prapë i bëjmë thirrje Qeverisë që të tërhiqet nga shtrenjtimi i rrymës. Gjithashtu, ne respektojmë vullnetin e secilit për pjesëmarrje në këtë protestë dhe apelojmë që të respektohen masat anticovid”, thuhej në njoftimin për media të AAK-së.