Sa protestues morën pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës?

Aktuale

Sa protestues morën pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës?

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga protesta e PSD

Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi ka publikuar fotografi nga protesta e sotme e PSD-së kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Në këto fotografi shihet se numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga kjo parti ka qenë i madh.

“Pjesëmarrje masive në protestë. Të bashkuar këtu rreth një kauze të përbashkët, pavarësisht secilës përkatësi ❤”, ka shkruar Kuçi në një postim në “Facebook”.

Protesta e PSD-së ka përfunduar e qetë edhe pse në disa çaste pati konfrontime të Policisë me protestuesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat