Protesta e sotme bëri që shumë qytetarë t’ia mësyjnë sheshit “Zahir Pajaziti”.
Mirëpo, Policia e Kosovës ende nuk ka informacion për numrin e pjesëmarrësve në protestën e sotme.
Gazeta ka kontaktuar policinë por këta të fundit thanë se ende nuk kanë informacion lidhur me numrin e protestuesve në protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Nga pamjet e publikuara sot, në këtë protestë shihet se ka pasur dalje masive nga qytetarët , të cilët shfaqën pakënaqësitë e tyre.
Protesta e sotme është thirrur nga Partia Socialdemokrate, e që lideri i saj, Dardan Molliqaj tha se kjo nuk është protesta dhe aksioni i vetëm kundër këtij propozimi.