​Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës: Jemi lodh, nuk kemi qare pa dalë

Aktuale

​Qytetarët protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës: Jemi lodh, nuk kemi qare pa dalë

Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:01
Pamje nga protesta

Me qindra qytetarë kanë protestuar sot në sheshet e kryeqytetit kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. “Krejt dhe padrejtë”, “Krejt rroga n’rrymë” dhe “Albin mashtruesi”, kanë qenë disa nga mbishkrimet në parullat që ata mbanin në duar. Ata janë shprehur të zhgënjyer me qeverinë aktuale dhe siç thanë mos-përmbushjen e premtimeve. Nga shumë qytete të Kosovës ata janë bashkuar protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate(PSD), për të kundërshtuar propozimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për shtrenjtim të rrymës.

Hakif Maloku nga Komuna e Vushtrrisë ka dal për të shprehur pakënaqësitë për siç tha ai, padrejtësisë që po i bëhen popullit prej pasluftës nga çdo qeveri.

Maloku: Kemi dal me protestua me i paraqit pakënaqësitë tona, padrejtat që po i bëhen popullit të Kosovës

“Kemi dal me protestu për t’i paraqitur pakënaqësitë tona, padrejtat që po i bëhen popullit të Kosovës vite e vite me radhë prej pasluftës qeveri pas qeverie që janë ardh në pushtet të njëjtin avaz, të njëjtin veprim e kanë pas gjerë më tani. Ne kemi dal me një thirrje për një protestë paqësore, por deshi me be eskalim me kalu në dhunë që nuk e dëshiroje fare. Unë dëshiroj protesta me qenë protestë vendimtare, paqësore edhe mos mu ndal jo veç një ditë, por me dal i madh e i vogël edhe adhuruesit e partive tjera, të gjitha partitë u dashtë me dal edhe Vetëvendosja”, ka thënë ai.

Mehmet Morina nga Fushë Kosova shprehet i zhgënjyer me Qeverinë Kurti, meqë sipas tij ai nuk po mban premtimet e dhëna.

Morina: Ja kam dhanë votën se thosha na ndihmon diçka, por jo nuk është duke bërë sen ky hiç

“Jam dal për rrymë, jo veç për rrymë po për tona senet se po ka shumë shtrenjtimi. E ky fjalën qysh e ka premtua nuk është tu e mbajte krejt familjes na ka thanë dil për votë, ja kam dhanë votën se thojsha na ndihmon diçka, por jo nuk është duke bërë asgjë, ky hiç”, tha ai.

Ndërkaq, Skender Krasniqi nga Drenasi tregon se e ka shumë të vështirë të mbijetojë me të ardhurat mujore.

Krasniqi: Jena lodh nuk kemi qare pa dal, po luajnë me popull

“Jena dal se rrymën e kanë shtrenjtu, do sene i kanë shtrenjtuar.. janë lodh njerëzit[...]Po luajnë me popull qysh po dojn, na jena lodh nuk kemi qare pa dal, jena pa puna me një pension qa me bo me 90 euro vetë i pesti jam unë”, u shpreh ai.

Në protestën e sotme u paralajmërua edhe aksione e tubime të tjera për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë pas përfundimit të protestës kanë hedhur poqa elektrik dhe qirinj në drejtim të objektit të ekzekutivit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat