Reagon qeveria pas protestës/Me këto fjalë i drejtohet qytetarëve dhe organeve të rendit

Aktuale

Reagon qeveria pas protestës/Me këto fjalë i drejtohet qytetarëve dhe organeve të rendit

Nga: M.H. Më: 29 janar 2022 Në ora: 17:01
Pamje nga protesta

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pas përfundimit të protesës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka falënderuar organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin, përcjell “Bota sot”.

Kryeziu ndër të tjera falenderon edhe qytetarët që mbështetin qeverinë duke thënë se do të angazhohen për të zbutur krizen globale energjetike.

Postimi i plotë

Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.

Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat