Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar në lidhje me shuplakën që kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj i dha policit gjatë protestës.
Pozhari e përgëzon policin që nuk ka reaguar në lidhje me provokimin që Molliqaj i bëri, përcjell “Bota sot”.
Ta godasësh me shuplakë me qëllim që ta eskalosh situatën, flet se je i mbushur me urrejtje, shton analisti në shkrimin e tij.
Postimi i plotë
Bravo i qoftë policit që nuk reagoi ndaj dorës së një provokatori që është në gjendje gjithçka me bo për pushtet. Ta godasësh me shuplakë me qëllim që ta eskalosh situatën, flet se je i mbushur me urrejtje dhe as që të bën për fatin e njerëzve.
Ky njeri e ka humb kontrollën mbi vetveten.