Ish-deputetja nga radhët e LDK’së, Saranda Musliu ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës.
Musliu ka thënë se do të proteston fuqishëm kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Ajo tutje ka thënë se më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit.
Përveç Musliut, sot në protestë kanë marrë pjesë edhe dy zyrtarë të PDK-së dhe deputeti Pal Lekaj.
Postimi i plotë:
#krejt dhe shtrejt
Si qytetare e këti vendi protesoj fuqishëm për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Qytetari me shumë se kurr ka nevoj për dorën e shtetit dhe lehetesimin e ekzistencës në këtë kohë të vështirë të papërballueshme…
#Absolutisht nuk përballohet, ta kalohet dimëri duke u ngroh me Batanije.
#me popull edhe me rrymë nuk luhet se djegesh.