Deputeti nga Lvvizja Vetëvendosje Enver Dugolli, ka reaguar për protestën e sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, të organizuar nga Partia Socialdemokrate.
Ai ka akuzuar partitë opozitare, se përkundër që u deklaruan se nuk do të merrnin pjesë në protestën e sotme, deputetë të tyre u panë në protestë, përcjell Bota sot.
Sipas Dugollit, PDK, LDK dhe AAK morën vendim paraprak për pjesëmarrje të zbehtë në protestën e sotme, pasi po të ishte vendim i prerë nga partia, nuk do të dilte askush. Këtu ai ka përmendur rastin e PDK-së, e cila sipas deputetit, me një mesazh, ia ndaloi pjesëmarrjen deputetëve të saj në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për votimin e rezolutës kundër mbajtjes së referendumit serb në Kosovë.
Ai ka shprehur bindjen se kryeministri Albin Kurti, do të zgjidh problemin me energji elektrike.
Reagimi i Dugollit në Facebook:
Edhe pse PDK, LDK dhe AAK u deklaruan që nuk do të merrnin pjesë në protestën e thirrur nga PSD-ja, anëtarë të këtyre partive, e besa edhe deputetët e tyre u panë në protestë.
Kalkulimi paraprak për pjesëmarrje të zbehtë, si duket i shtyri të zgjidhnin këtë mënyrë për të dalë me "fytyrë".
Përndryshe, kur këta marrin ndonjë vendim të prerë nga partia, nuk ndodhë që dikush të del kundër.
(Rasti i fundit ishte kur PDK me një SMS ndaloi pjesëmarrjen e deputetëve në seancën e jashtëzakonshme parlamentare për votimin e rezolutës kundër mbajtjës së referendumit serb në Kosovë).
Me pak fjalë, këta na kanë treguar edhe dje, e po na tregojnë edhe sot që nuk e kanë hallin e qytetarëve, nuk e ka as Berati i cili me aq zell e mbronte vendimin për shitjen (faljen) e distribucionit.
Këta po vuajnë që Albini është Kryeministër e pse do të jetë edhe shumë gjatë.
Unë besoj fuqishëm, ashtu siç vazhdojnë të besojnë qytetarët e vendit, se problemet e shumta të grumbulluara e të trashëguara (siç është edhe ky me energjinë), do të zgjidhën, sepse Kryeministri ynë dhe qeveria që ai udhëheqë, nuk ka agjendë dhe interes tjetër.
Prioritet mbi prioritete është dhe do të mbetet gjithmonë interesi i qytetarëve.