Në kontingjentin e KFOR-it gjerman kolonelin Jopin e zëvendëson koloneli Brinderman

Aktuale

Në kontingjentin e KFOR-it gjerman kolonelin Jopin e zëvendëson koloneli Brinderman

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:05
KFOR

Në një kumtesë të lëshuar nga KFOR-i konfirmohet ndërrimi i kreut – komandës së kontingjentit gjerman të KFOR-it në bazën “Filmsiti” në Prishtinë, ku komandanti i deritashëm Wolfgang Jopin u ndërrua me kolonelin Shtefan Brindeman.

Lajmi është kumtuar në faqen zyrtare të KFOR-it në Facebook, ku njoftohet se me ceremoninë e ndërrimit të komandës së kontingjentit gjerman ka kryesuar gjenerali i Brigadës Jorg Ruter, transmeton “Bota Sot”.

Në këtë ceremoni përveç ushtarakëve morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane përfshirë ambasadorin Jorn Rode dhe kreu i shtabit të KFOR-it gjeneral brigade Xhon Majer si dhe përfaqësues të lartë nga kontingjentet dhe vendet tjera në mision.

"Gjenerali Ruter ka shprehur falënderimin për përkushtimin dhe profesionalizmin e ushtarëve gjerman në rrotacion që kthehen në vend dhe komandantin e deritashëm Wolfgang Jopin për kryerjen e suksesshme dhe të shkëlqyer të detyrës. Në të njëjtën kohë gjenerali Ruter i dëshiroi sukses komandantit që pranoi detyrën Brinderman në detyrën e re” thuhet në kumtesën e KFOR-it.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat