Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Raporti 24 orësh për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 30 janar 2022 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

2390 raste të reja pozitive me Koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 1291 persona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë viktimë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

30 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KETU

Image
Statistikat nga MSH
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat