Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për vaksinimin e atyre që po planifikojnë shtatzëni, dhe grave shtatzëna

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim për vaksinimin e atyre që po planifikojnë shtatzëni, dhe grave shtatzëna

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar disa foto në rrjetin social Facebook në lidhje me vaksinimin e grave shtatzëna kundër COVID-19, e po ashtu edhe të atyre që planifikojnë shtatzëni dhe grave gjidhënëse.

Nga kjo ministri kanë thënë se vaksina nuk prek në asnjë mënyrë organet riprodhuese të femrës apo të mashkullit dhe se ajo stimulon sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa kundër COVID-19.

Nga MSH kanë thënë po ashtu se gratë shtatzëna janë ato që rrezikohen më shumë nga ky virus.

Gratë shtatzëna rrezikohen më shumë nga COVID-19 dhe mund të kenë pasoja të rënda si lindja e parakohshme. Studimet tregojnë se përfitimet e marrjes së vaksinës kundër COVID-19 tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm të vaksinimit gjatë shtatzënisë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

Po ashtu, nga MSH kanë thënë se vaksinat janë të sigurta edhe për nënat gjidhënëse dhe se vaksina nuk transmetohet përmes qumështit të gjirit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat